Skuadra shqiptare bën çmenduri në Maqedoninë e Veriut

- Bota Sot

Skuadra shqiptare bën çmenduri në Maqedoninë e Veriut

Arsimi nga Çegrani ka befasuar për të mirë në Kavadar, humbjen nga 1:3 e riktheu në fitore me rezultat 4:3 në kuadër të javës së dhjetë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Futbollisti Shefit Shefiti është trim i ndeshjes, duke shënuar het-trik në këtë fitore me përmbysje të çmendur.

Vendasit avancuan me 2:0, 3:1 dhe mysafirët bën mrekullinë, ngadhënjen me 3:4. 

“Çmenduri në Kavadar.

Djemtë verdh e zinjë bëjnë mrekullinë dhe rikthejnë rezultatin nga 3:1 në 3:4. 

Vetëm zemra, djersa dhe mundi i sinqertë i sjellë këto rezultate.

Super Shefit Shefiti me hattrick dhe Alban Taipi përmbysin Tikveshin dhe bëjnë suprizën e rradhës në kampionat!”, shkruan në faqen e KF Arsimit.

Arsimi renditet në vend të tetë me 11 pikë, ka tre më shumë se Tikveshi që gjendet një vend më poshtë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot