Rashfordi dëshiron të qëndrojë te Barcelona

- Bota Sot

Rashfordi dëshiron të qëndrojë te Barcelona

Marcus Rashford shpreson të qëndrojë te Barcelona kur marrëveshja e tij e huazimit nga Manchester United të përfundojë në verë.

Barcelona ka opsionin për ta blerë përfundimisht sulmuesin e Anglisë për 28 milionë paund – një shumë më e ulët se 40 milionë paund që United do të kërkonte nga çdo klub tjetër.

Kontrata e 27-vjeçarit me Manchester United zgjat deri në vitin 2028, por duket se ai nuk ka më të ardhme në “Old Trafford” për sa kohë që Ruben Amorim është trajner.

“Pa dyshim,” tha Rashford për “ESPN” kur u pyet nëse dëshiron të qëndrojë në Spanjë.

“Po e shijoj këtë klub futbolli dhe mendoj se për këdo që e do futbollin, Barcelona është një nga klubet kyçe në historinë e lojës. Për një lojtar është një nder”, vazhdoi ai.

Rashford kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar tek Aston Villa, ku karriera e tij u ringjall nën drejtimin e Unai Emery.

Ai e çoi shifrën e golave në pesë në 12 ndeshje për Barcelonën, falë një dygolëshi kundër Olympiacos në Ligën e Kampionëve të martën.

Rashford, i cili pritet të luajë në “El Clasicon” e tij të parë kundër Real Madridit këtë fundjavë, beson se po përfiton nga ndryshimi i ambientit.

“Njerëzit e harrojnë këtë, por 23 vite të jetës sime i kam kaluar te Manchester United. Kështu që ndonjëherë thjesht të duhet një ndryshim. Mendoj se ndoshta kjo është situata me mua dhe po e shijoj çdo gjë”, përfundoi ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot