Fitorja në Ligën e Konferencës, i sjell Shkëndijës 400 mijë euro

- Bota Sot

Fitorja në Ligën e Konferencës, i sjell Shkëndijës 400 mijë euro

Shkëndija arriti një fitore të madhe dhe historike ndaj Shelbourne (1-0) në Ligën e Konferencës së UEFA-s, duke siguruar një “injeksion” financiar të rëndësishëm dhe njëkohësisht duke sjellë përfitime edhe për klubet e tjera të elitës vendore. 

Kjo ishte fitorja e parë historike e një klubi nga Maqedonia në fazën e grupeve apo në fazën ligë të një gare evropiane.

Triumfi i kuqezinjve u shpërblye me 400 mijë euro, ndërsa njëkohësisht përmirësoi ndjeshëm koeficientin e Maqedonisë në renditjen e UEFA-s.

Falë kësaj fitoreje, Maqedonia ka kaluar Malin e Zi, Andorrën, Luksemburgun dhe Bjellorusinë, duke u ngjitur në vendin e 47-të në listën e UEFA-s. Kjo do të thotë se në sezonin 2027/28, kampionati ynë do të ketë sërish katër përfaqësues në garat evropiane, tre nga liga dhe një nga Kupa.



Lexoni të gjitha në Bota Sot