Elbasani ka mposhtur Bylisin me rezultatin 2:1.
Ndeshja në “Elbasan Arena” u shoqërua nga tensioni, ndërsa gjyqtar kryesor ishte Dorjan Maletaj, ndërsa në VAR ishte Eldorjan Hamiti.
Gjithçka ishte në favor të Elbasanit nga minuta e 25-të, kur Bylisi i Josës mbeti me 10 lojtarë. Bruno u largua me karton të kuq pas rishikimit me VAR të rastit ndaj Tsage.
Diallo mori përsipër goditjen e dënimit duke dërguar topin në rrjetë. Më pas goli i dytë erdhi nga penalltia ku pas ndërhyrjes së gabuar të Përndrecës, ishte Diallo që plotësoi dopietën personale.
Në pjesën e dytë kapiteni Marku rikthye Bylisin në lojë, pas golit me kokë në minutën e 50-të. Ibrahim Abas la Elbasanin me 10 lojtarë në minutën e 85-të, pasi Maletaj shkoi për herë të dytë të shikonte rastin me VAR.