Është mbyllur 1-0 ndeshja mes Skënderbeut dhe Besës. 90 minutat e zhvilluara në Korçë kanë nxjerrë fitues vendasit.
Një ndeshje me raste dhe interesante mes skudrave, me korçarët që vetëm në minutën e 75-të të sfidës ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës.
Goli vendimtar u shënua nga Janaqi, I cili kështu i jep një 3 pikësh tjetër skuadrës së Ernest Gjokës.
“Ujqërit e Dëborës” vazhdojnë të kryesojnë me 22 pikë edhe pas kësaj jave, ndërkohë Besa vazhdon të mbetet në zonën e ftohtë të klasifikimit, teksa ndodhet në kuotën e 4 pikëve.