Barcelona me mungesa, Real-it i kthehen ‘yjet’në ‘El Clásico’

- Bota Sot

Barcelona me mungesa, Real-it i kthehen ‘yjet’në ‘El Clásico’

Dy ditë para “El Clásico”-s, situata e dy gjigantëve spanjollë është shumë e ndryshme. Barcelona mbetet e dëmtuar dhe me shumë mungesa, ndërsa Real Madridi i Xabi Alonsos po rikuperon pothuajse të gjithë titullarët e tij.

Lajmi më i mirë për madrilenët vjen nga Dani Carvajal.

Mbrojtësi spanjoll ka përfunduar stërvitjen e plotë me grupin dhe, edhe pse pritet ta nisë nga stoli, do të jetë i gatshëm për t’u aktivizuar gjatë ndeshjes. E njëjta situatë vlen edhe për Trent Alexander-Arnold, i cili është rikthyer pas 38 ditësh mungesë për shkak të një dëmtimi në bicepsin femoral.

Të dy nuk do të jenë titullarë në start, por nuk përjashtohet një përfshirje e papritur, ashtu siç ndodhi me Bellingham-in në derbi pas operacionit në shpatull.

Rikthimi i tyre mund të ndikojë edhe në zgjedhjet taktike të Xabi Alonso-s. Nëse njëri prej tyre aktivizohet në krahun e djathtë, atëherë Federico Valverde mund të zhvendoset në mbrojtje, duke liruar një vend në mesfushë për Eduardo Camavinga-n ose Brahim Diaz-n. Në këtë formacion, Arda Güler shihet si i paprekshëm falë paraqitjeve mbresëlënëse të fundit.

Një tjetër lajm pozitiv për Realin është rikthimi i Dean Huijsen, i cili mungonte që nga 4 tetori dhe tani është gati të formojë dyshe me Eder Militaon në qendër të mbrojtjes. Infermieria e madrilenëve po boshatiset gradualisht: vetëm Antonio Rüdiger dhe David Alaba mbeten ende jashtë për shkak dëmtimesh.

Në kampin tjetër, Barcelona vazhdon të ketë shumë probleme fizike dhe pritet të zbresë në fushë pa disa nga titullarët kryesorë. Për Realin, ndërkohë, çdo rikthim është një sinjal i fortë për sfidën më të madhe të sezonit, një “El Clásico” që mund të peshojë shumë në garën për titullin e LaLiga-s..



Lexoni të gjitha në Bota Sot