Milani mezi ndali një pikë në stadiumin “San Siro”, duke barazuar me rezultat 2:2 me Pisa-n, në ndeshjen e javës së tetë të Serie A në futboll.
Pisa ka shkaktuar senzacion duke importuar pikë në konak të liderit.
Fillimisht dukej se Milani do të fitojë pa ndonjë problem, për faktin se avancoi në minutën e 7-të me golin e futbollistit Leao.
Pjesa e dytë ishte fatale për Milanin.
Pësuan dy gola.
Cuadrado (60-nga penalltia) e Nzola (86’)– shënuan për 1:2 në favor të Pisas.
Athekame në minutën e 90+3 shmang humbjen e Milanit.
Milani është në krye me 17 pikë e Pisa në të 18-tin me 4 sosh.