Luhet në Tiranë dhe Durrës

- Bota Sot

Luhet në Tiranë dhe Durrës

Superiorja do të luajë 2 ndeshjet e mbetura të javës së 8-të të kampionatit.

Takime mjaft të luftuara janë në program për t’u zhvilluar në të njëjtën orën, 17:00.

Kështu vëmendja do të jetë në Tiranë dhe Durrës. Në “Arenën e Demave” do të sfidohen mes tyre Partizani dhe Egnatia.

Të kuqtë pas fitores me Flamurtarin do të synojnë një tjetër 3 pikësh ndaj rrogozhinasve, ndërkohë këto të fundit tentojnë fitoren dhe vazhdimësinë për të mbajtur hapin e Vllaznisë kryesuese.

Ndërkohë në “Niko Dovana” do të përballen Teuta dhe Flamurtari. Durrsakët do të synojnë fitoren në shtëpi përballë vlonjatëve, teksa kuqezinjtë do të luajnë “all-in” për 3 pikët e para në Superiore.



Lexoni të gjitha në Bota Sot