Dhuna në Elbasan

- Bota Sot

Dhuna në Elbasan

Pushimi i ndeshjes mes Elbasanit dhe Bylisit solli akte dhune në stadiumin “Elbasan Arena”.

Klubi ballshiot ka reaguar në rrjetet sociale duke konfirmuar se presidenti Besnik Kapllanaj nuk është përfshirë.

Bylisi zbulon se përplasja ishte mes familjarëve të njërit prej futbollistëve të tij dhe tifozëve të Elbasanit.

“Sqarim! Lidhur me një lajm të publikuar nga faqja JOQ, apo edhe disa faqe të tjera anonime, për përfshirjen në incident të presidentit të klubit Besnik Kapllanaj, sqarojmë për mbarë opinionin publik se nuk është e vërtetë që të jetë i përfshirë presidenti ynë.

Në atë incident janë përfshirë familjarët e një futbollisti tonë dhe tifozët vendas, dhe ngjarja ka ndodhur gjatë pushimit të ndeshjes”, shkruan Bylisi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot