Struga Trim Lum favorit

- Bota Sot

Struga Trim Lum favorit

Pas një pushimi prej gati tre javësh, lideri i tabelës së kampionatit, ekipi i Struga Trim Lum, kthehet në detyrat e kampionatit dhe do të presë ekipin e AP Brera në një ndeshje të javës së dhjetë të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Ambiciet janë të qarta, fitorja dhe kështu për të ruajtur kryesimin e tabelës.

Para këtij dueli, Shaban Zenku flet nga kampi i liderit të tabelës.

"E presim ndeshjen me AP Brera si të gjithë të tjerët - me fokus maksimal për të arritur qëllimin, që është fitorja.

Jam i sigurt se do të luftojmë në maksimum për çdo top, pavarësisht se kush do të jetë në fushë. Çdo lojtar është gati të japë më të mirën e tij dhe pres një tjetër fitore.

Sigurisht, kemi respekt maksimal për kundërshtarin AP Brera, ata sigurisht nuk do të dorëzohen lehtë. Por ne jemi gati ti mposhtim ata", tha Zenku.

Ndeshja luhet sot në orën 14:30.



Lexoni të gjitha në Bota Sot