Ballkani shmang humbjen në fund! Gjilani merr pikë e Jashanica skuqet

- Bota Sot

Ballkani shmang humbjen në fund! Gjilani merr pikë e Jashanica skuqet

Skuadra e Gjilanit ka marrë veten në javët e fundit, duke arritur pikë në kuadër të elitës së futbollit të Kosovës.

Gjilani ka rrëmbyer një pikë në Therandë, duke barazuar me rezultat 1:1 me Ballkanin, në ndeshjen e javës së dhjetë.

Në minutën e 69-të zëvendësuesi Edi Basha me prekjen e parë të topit, shënoi për 0:1 në favor të Gjilanit pas asistimit të Albin Prapashticës.

Në minutën e 90-3 Giovanni realizoi për rezultatin 1:1 pas asistimit të Almir Kryeziut.

Në minutën e 90+5 traversa shpëtoi Gjilanit, Tolaj i pafat.

Kryetrajneri i ri i Gjilanit, Debatik Curri, ka këndellur Gjilanin.

Në minutën e fundit (90+6’), Bajram Jashanica i Ballkanit u përjashtua me karton të kuq pas sjelljes së pahijshme ndaj gjyqtarit.

Gjilani renditet në vend të shtatë me 11 pikë e Ballkani në të dytin me 19 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot