Sekonda që shpëtuan jetën - familja ukrainase i mbijeton sulmit raketor rus

- Bota Sot

Sekonda që shpëtuan jetën - familja ukrainase i mbijeton sulmit raketor rus

Tatyana me familje i mbijetuan në mënyrë të mrekullueshme një sulmi raketor rus në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Në mëngjesin e 22 tetorit, teksa gruaja ukrainase po përgatitej për punë, ajo dëgjoi një fishkëllim të fortë - dhe sekonda më vonë, një shpërthim i fuqishëm.

E vetmja gjë që arriti të bënte ishte të mbulonte fytyrën me duar.

Në mënyrë të mrekullueshme, asnjë nga anëtarët e familjes së saj nuk u lëndua.

Ato ditë, sulmi rus mbi Kievin i mori jetën dy personave.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.



Lexoni të gjitha në Bota Sot