Pesë shqiptarë në fushë në Bundesliga I! Asllani – mjeshtër i golave

- Bota Sot

Pesë shqiptarë në fushë në Bundesliga I! Asllani – mjeshtër i golave

Për një arsye është e veçantë ndeshja mes Hoffenheim e Heidenheim.

E veçanta është se pesë shqiptarë u paraqitën nga minuta e parë, portieri Dian Ramaj e sulmuesi Arijon

Ibrahimoviq te Heidenheim dhe Fisnik Asllani, Albian Hajdari e Leon Avdullahu te Hoffenheim.

Përballje që u fitua nga vendasit me rezultat 3:1!

Asllani – mjeshtër i golave, edhe një herë tregoi se bëhet fjalë për një sulmues të klasit të lartë, i cili ka realizuar pesë gola nga 8 ndeshjet e deritashme në Bundesliga I.

Asllani shënoi në minutën e 18-të, i cili nga 17-18 metra dërgoi një goditje mjeshtërore e në këndin e poshtëm të majtë ku Ramaj nuk pati as fuqi që të shpëtoj portën.

Hajdari u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 57-të e Asllani u zëvendësua në minutën e 76-të.

Asllani (18), Lemperle (45+2) e Kramariç (63) shënuan për vendasit dhe Schimmer (75) për udhëtusit.

Hoffenheim është në vend të shattë em 13 pikë e Heidenheim në të 17-tin me 4 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot