Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një pasazh kushtuar mbrojtjes evropiane në fjalimin e saj në Forumin ‘Berlin Global Dialogue’, tha se BE-ja nuk duhet të jetë naiv ndaj Rusisë.
Ajo thekson se Evropa po investon më tepër në aftësitë ushtarake dhe në forcimin e industrive të mbrojtjes për të parandaluar çdo sulm të mundshëm rus.
“Fuqia është matur gjithmonë me fuqinë ushtarake dhe ndikimin territorial. Kushdo që kontrollonte kufijtë dhe ushtritë, kontrollonte gjithashtu ekuilibrin e fuqisë në marrëdhëniet midis vendeve dhe kontinenteve. Dhe do të ishte gabim të thuash se ky nocion është i vjetëruar. Fuqia e fortë është më e rëndësishme se kurrë në botën e sotme.
Kemi parë se si vende si Rusia dhe aleatët e saj autokratë e përdorin konfliktin si mjet për të ndërtuar perandori dhe supremaci mbi të tjerët. Projekti ynë është i ndryshëm, por nuk mund të jemi naivë dhe të prekshëm.
Kjo është arsyeja pse Evropa po investon kaq shumë në aftësitë tona ushtarake dhe në forcimin e industrive tona të mbrojtjes. Ne do të zhbllokojmë deri në 800 miliardë euro në shpenzime për mbrojtje deri në vitin 2030. Ky fokus në parandalimin dhe paqen përmes forcës është më i rëndësishëm se kurrë”.