Balaj flet para sfidës me Ferizajn: Të shkojmë ndeshje pas ndeshje

- Bota Sot

Balaj flet para sfidës me Ferizajn: Të shkojmë ndeshje pas ndeshje

Nesër, Drita e Gjilanit do të përballet me FC Ferizajn në ndeshjen e javës së 10-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Një ditë para këtij takimi, kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani tha se na pret një ndeshje e vështirë, por është i bindur se edhe nesër nuk do të jetë lehtë fare.

" Mendoj që ekipi ka kapur ritmin dhe formën e duhur dhe për momentin jemi në një seri të duhur dhe shpresojmë që me angazhim, mund dhe vrap te vazhdojmë tutje.

Objektivi ynë është i njejtë kampionati të dërgon në Evropë dhe ekipi ynë është mjaft serioze gjithmonë qoftë për Evropë apo për kampionat " , theksoi trajneri Ramadani.

Ndërsa, futbollisti Liridon Balaj tha se përkundër lodhjes janë gati për ndeshjen e nesërme.

" Nga ndeshja e nesërme presim ti marrim tre pikët e ardhshme.

Deri tani jam shumë i lumtur te FC Drita shpresojmë që të vazhdojmë kështu dhe të shkojmë ndeshje pas ndeshje ", deklaroi Balaj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot