Manchester Utd ka vazhduar me fitore në Premier League në futboll.
Është fitorja e tretë rresht për “Djajtë e kuq” të cilët i ngriti edhe në renditjen tabelore.
Manchester Utd e mposhti me rezultat 3:2 Brightonin, në takimin e javës së nëntë.
Cunha (24), Casemiro (34) e Mbeuno (61) – realizuan për fitoren e vendasve dhe Welbeck (74) e Kostoulas (90+2) për Brightonin.
Manchester Utd ngritet në vend të 4-të me 16 pikë e Brighton është në të 12-tin me 12 sosh.