Dortmundi mezi po këndellet pas humbjes nga Bayerni.
Skuadra e Kolnit gati ka befasuar, por mposhtet në minutën e 90+6 në stadiumin "Signal Iduna Park " në Dortmund.
Dortmundi ka triumfuar (1:0) ndaj Koln-it., në takimin e javës së tetë në Bundesliga I në futboll.
Futbollisti Maximilian Beier shënoi në minutën e 90+6.
Dortmundi renditet në vend të tretë me 17 pikë e ka 7 më pak se lideri Bayerni dhe Koln është në vend të 8-të me 11 sosh.