Brentford tregon fuqinë në Londër, heshti kampionin në fuqi të Anglisë, Liverpoolin, duke e mposhtur me rezultat 3:2 në ndeshjen e javë së nëntë në Premier League në futboll.
Përballje e fortë deri në frymën e fundit dhe fitore me plot meritë e vendasve.
Për Brendfortin shënuan Ouattara Da. (5), Schade (45) e Thiago (60’ – nga penalltia) dhe për Liverpoolin shënuan Kerkez (45+6) e Salah (89).
Futbollistët e Brentfordit treguan lojë të madhe, duke udhëhequr me 2:0 dhe 3:1, në fund festoi me 3:2.
Liverpooli renditet në vend të gjashtë me 15 pikë e ka dy më shumë se Brentford në të dhjetin.