Eurogoli nga goditja e dënimit dhe nota e lartë, Medon Berisha: Trajneri më kërkon gjithmonë

- Bota Sot

Eurogoli nga goditja e dënimit dhe nota e lartë, Medon Berisha: Trajneri më kërkon gjithmonë

Pas golit të tij në humbjen ndaj Udineses, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Medon Berisha, i cili është pjesë e Leçes, foli për mikrofonat e DAZN, duke shprehur keqardhje për rezultatin, por edhe besim për të ardhmen:

“Rezultati na lë një shije të hidhur, besuam deri në fund dhe donim të qëndronim në ndeshje deri në minutën e fundit,” – tha mesfushori. “Goli? Në goditjet e dënimit, trajneri më kërkon gjithmonë të marr iniciativën.”

Në prag të ndeshjeve të ardhshme, të vështira në letër, Berisha shfaqi vendosmëri:

“Duhet të hyjmë me të njëjtin shpirt luftarak. Mund ta përballojmë çdo skuadër nëse luajmë me këtë qëndrim.”

Mesfushori shqiptar vlerësoi gjithashtu kontributin e lojtarëve që hynë nga stoli:

“Po, grupi është i bashkuar. Ata që hynë, si N’Dri dhe Banda, na ndihmuan shumë dhe bënë mirë. Duhet të nisim nga pjesa e dytë dhe nga ajo që treguam aty.”

Një mesazh qartësisht pozitiv nga Berisha, që kërkon të shndërrojë zhgënjimin në energji për ndeshjet e ardhshme.

Në fund të sfidës Medoni u vlerësua me notën 8.1 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot