Pep Guardiola ka dashur të japë një përgjigje me “thumbim”, ndaj kritikëve që pretendojnë se kanë dalë nga gara për titullin e Premier Ligës angleze.Tekniku spanjoll ka dashur të theksojë se “asgjë s’është vendosur ende”, ndërkohë që ka folur përpara sfidës së së dielës në kampionat kundër Aston Vilas. Siti, që ka fituar gjashtë tituj kampionë në shtatë sezonet e fundit, aktualisht ndodhet tre pikë prapa Arsenalit kryesues, pas tetë javësh kampionati. Ndërsa shumë analistë kanë filluar të dyshojnë në fuqinë e të besuarve të Guardiolas.
“Sigurisht që pas dy ose tre ndeshjeve të para, njerëzit thoshin se ne ishim mbaruar. Tani po thonë se Liverpul është i mbaruar. Unë ju them se ne do të rikthehemi! E kam thënë shpesh… edhe pse analistët dhe ish-futbollistët mendojnë se e dinë çfarë do të ndodhë pas pesë ndeshjeve. Unë vetë s’e di, nuk mund të flas ende dot me siguri për këtë”.
Konkretisht, sipas Guardiolës, panorama reale e garës do të kuptohet vetëm më vonë. “Duhet të kalojnë 10 ose 15 ndeshje që të kuptojmë se ku jemi. Liverpooli dhe Arsenali janë aty, dikush tjetër do të futet në garë dhe shpresoj që të jemi edhe ne”.
Sa i përket dëmtimeve dhe lojtarëve që mund të jenë të gatshëm për të dielën, deri tani mumnd të thuhet se nuk ka ndryshime në skuadër: Rodri, fituesi i Topit të Artë 2024, mbetet jashtë fushe për shkak të dëmtimit në kofshë që e pësoi para pauzës së tetorit. Kurse Niko Gonzalez është në dyshim pas një lëndimi në këmbë në fitoren 2- 0, të martën ndaj Vilarealit në fazën e ligës, së Ligës së Kampionëve. “Ende nuk e kam parë me mjekët. Do të shohim këto ditë, sesi ndihet. Ishte një problem në lidhje me këmbët”.
Sikur të mos mjaftonte kjo, ai ka bërë edhe pak ironi mbi lojtarët që ka në dispozicion dhe strategjinë e mundshme për një shkatërues të mirëfilltë në mesfushë: “Ja që na duhet të blejmë një lojtar me shpatulla e krahë të fortë…. Aktualisht, ne nuk e kemi. Edhe kur kishim Kajl Uallker, nuk e përdornim… Shumë ekipe si Brentford, Totenhem dhe Arsenali e bëjnë. Nuk ka rëndësi nëse më pëlqen apo jo, është një armë dhe duhet të përshtatemi”.