Çfarë duhet të dini për Cesar Soto Grado, kryesorin e Real - Barcelona

- Bota Sot

Çfarë duhet të dini për Cesar Soto Grado, kryesorin e Real - Barcelona

Pasditen e sotme në Spanjë do të luhet një pjesë e mirë e sezonit pasi Real-i i Madridit pret në “Bernabeu” rivalen e madhe, Barcelonën.

Kjo ndeshje i është besuar për tu gjykuar një arbitri me eksperiencë siç është Cesar Soto Grado.

45-vjeçari nga Candeleda numëron deri më tani 127 takime në La Liga. Në këto takime ai ka nxjerrë kartonin e verdhë plot 638 herë ndërsa të kuqin 17 herë. Në këto takime Soto Grado ka akorduar 43 penallti.

Kryesori në fjalë njihet për kompetencën e treguar në fushë pasi promovimin në La Liga e fitoi vetëm pas një sezoni të kaluar në Secunda Division në 2019-ën.

Ai ka gjykuar plot 22 herë Real-in e Madridit.

Në këto takime klubi kryeqytetas numëron 14 fitore, 6 barazime dhe 2 humbje. Ndërsa Barcelonën e ka gjykuar në 14 takime prej të cilave ekipi katalan ka fituar 6, barazuar 3 dhe humbur 5.

César Soto Grado ka mjaft eksperiencë në takimet, të cilat nuk luhen vetëm në fushë ku rivaliteti shkon përtej futbollit. Ai është zgjedhur nga Federata Egjiptiane e Futbollit për të drejtuar një ndeshje mes Al Ahly dhe Zamalek, takim ky që konsiderohet si një “Clásico” i vërtetë për shtetin afrikan.



Lexoni të gjitha në Bota Sot