Faruk Domi, 8-shi magjik që ndriçoi tri gjenerata të arta të futbollit të Kosovës

- Bota Sot

Faruk Domi, 8-shi magjik që ndriçoi tri gjenerata të arta të futbollit të Kosovës

Faruk Domi, emër i madh i futbollit të Kosovës.

Emër që la gjurmë ta pashlyeshme qoftë si futbollist qoftë si aktivist e kontribues sportiv në gjeneratën e sakrificës në rezistencë ndaj regjimit serb.

Futbollist i përkryer në vitet e 70-ta dhe të 80-ta. Futbollist që luajti standard në ekipin e Trepçës.

Faruk Domi, i dyti ulur - majtas, KF Prishtina

Domi ishte si violinë e fushës, motiv shtesë për bashkëlojtarë. I takon gjeneratës së jashtëzakonshme të Vëllaznimit të Gjakovës, Trepçës dhe Prishtinës së gjeneratës së artë kur hyjnë në Ligën e Parë ish Jugosllavisë.

Mesfushori i përkryer, i pakapshëm në fushë dhe jashtëzakonisht produktiv kudo që luajti.

Faruk Domi, i dyti ulur - majtas, KF Vëllaznimi

rugëtimi i tetëshit të artë të tri gjeneratave të arta  të futbollit të Kosovës: Vëllaznimi, Trepça e Prishtina dhe pjesë e kombëtares së Kosovës.

Po ashtu ishte pjesë e seleksionit të Ligës së Dytë federative të ish Jugosllavisë, Grupi i Lindjes dhe seleksionit olimpik të ish  - Yu.

Faruk Domi, i dyti ulur - majtas, KF Trepça

Në vitin 1982 – mori pjesë në Univerziadën e ish - Yu  në Nish në futboll të vogël, doli kampion dhe Faruk Domi lojtari më i mirë i Univerziadës.

1983-1984 KF Vëllaznimi në ligën e dytë federative arrin plasmanin më të mirë vendi i 8 - të në tabelën e klasifikimit.

1984 - Fitues i Kupës së Kosovës, Vëllaznimi takohet me Rijekën. Skuadra kroate e fitoi takimin me rezultat 2:0.

1985 - Fitues i Kupës së Kosovës, Vëllaznimi ndeshet me Dinamon e Zagrebit. Dinamo fitoi me rezultat 2:0.

1985 Faruk Domi sportisti i viti – Gjakovë.

1986 - fitues i Kupës Kosovës Vëllaznimi, ndeshet me Vardarin dhe mysafirët fitojnë me 0:2.

1987 - Kampion i Kosovës, siç quhej atëkohë liga krahinore.

Sukseset ekipore dhe individuale në KF Trepça, 1978/79 - nénkampion  i ligës së dytë federative ish -Yu.

1981/82 nênkampion i ligës dytë federative  ish- yu,,

lojtari standard në seleksionin e Kosovës, lojtari standard në seleksionin e ligës dytë ish - yu  e i përzgjedhur prej 4 shteteve të tanishme, lojtar standard i seleksionit olimpik të ish – Yu, i përzgjedhur prej 7 shteteve të tanishme të ish – Yu.

1981 -lojtari më i mirë, Faruk Domi  i prin valles së  lojtarëve duke u përzgjedhur me epitetin e lojtarit të ndeshjeve si dhe asistimeve të pafundta të cilët rezultonin me gola nga bashkēlojtarët

Sukseset ekipore dhe individuale në KF Prishtina 1982/83 kampion i ligës së dytë federative të ish – Yu.

1983/84: Pjesëmarrja në elitën e futbollit ish - Yu  dhe plasmani në pozitën e 8 -të.

Ndeshje të rëndësishme me seleksioneve dhe ekipe. të nivelit të lartë.

1980 - Seleksioni i Kosovës - seleksioni i ish Jugosllavisë 2:2, lojtar i ndeshjes Faruk Domi.

1983 – KF Prishtina - seleksioni i Japonisë 2:1, lojtar i ndeshjes Faruk Domi.

1983  Prishtina - seleksioni i ish - Yu  U-19 4:1, lojtar i ndeshjes Faruk Domi. Mirënjohje dhe dekorata të nivelit më të lartë.

2024 Faruk Domi shpallet qytetar nderi në Gjakovë.

2024 Faruk Domi  dekorohet me medalje presidenciale nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot