Ngjarje e pazakontë

- Bota Sot

Ngjarje e pazakontë

Një episod i çuditshëm ndodhi në ndeshjen e Barcelonës B ndaj Poblense-s, e vlefshme për javën e tetë të grupit 3 të Segunda RFEF (kategoria e katërt spanjolle).

Takimi, që u zhvillua në stadiumin “Johan Cruyff”, u ndërpre për disa minuta për shkak të një ngjarjeje të rrallë: arbitri kryesor Adrian Calvo u dëmtua gjatë pjesës së parë.

Megjithëse pësoi lëndimin në një aksion individual, Calvo vendosi të qëndronte në fushë deri në fund të 45 minutave të para, për të mos ndërprerë lojën.

Poblense kishte mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-1, me dy gola të Funallas, ndërsa për Barcelonën kishte shënuar Ureña.

Problemi shpërtheu pas pushimit, kur arbitri i dëmtuar nuk mundi të vazhdonte ndeshjen dhe nuk kishte asnjë gjyqtar zëvendësues në dispozicion. Në një situatë krejtësisht të pazakontë, përmes altoparlantëve të stadiumit u bë një thirrje publike: “A ka ndonjë arbitër në tribuna?”.

Pas disa minutash pasigurie, zgjidhja erdhi nga një tjetër fushë: David Moreno, që po drejtonte një ndeshje në kompleksin “Ciutat Esportiva Joan Gamper”, u bashkua si asistent, ndërsa gjyqtarja e vijës Izaskun Muñoz mori rolin e arbitres kryesore për pjesën e dytë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot