Broja shikon fitoren e dytë radhazi nga stoli.

- Bota Sot

Broja shikon fitoren e dytë radhazi nga stoli.

Janë mbyllur katër ndeshje të vlefshme për javën e nëntë të Premier Ligë. Arsenali bëri detyrën në shtëpi duke mposhtur Kristal Palas dhe tashmë është 4 pikë para ndjekësit më të afërt.

Mançester Siti ndërkohë u mposht nga Aston Vila me një gol. Bërnmuth, që tashmë mban vendin e dytë, fitoi 2 me 0 përballë Notingam Forest.

Bërnli mori fitore të rëndësishme me rezultatin 2-3 në transfertën e Ullvërhempton. Armando Broja nuk mori asnjë minutë.

Interesant është fakti se Bërnmuth dhe Sandërlend mbajnë respektivisht vendin e dytë dhe tretë në kampionat.



Lexoni të gjitha në Bota Sot