“El Clasico” ka prodhuar një skenë të pabesueshme në kampin e Real Madrid. Ishte minuta e 72-të, kur trajneri Çabi Alonso vendosi të largonte Viniciusin dhe të aktivizonte Rodrigon.
Vinicius nuk e priti aspak mirë këtë moment dhe shpërthimi ishte i menjëhershëm.
Rezultati ndaj Barcelonës ndërkohë ishte 2-1 në favorin e vendësve.
Fjalët dhe veprimet e Vinicius, që fillimisht ishte i habitur, tregonin shumë.
Sulmuesi brazilian madje nuk qëndroi në pankinë, por zgjodhi të futej menjëherë në dhomat e zhveshjes.