Lausanne i ka shkaktuar debakël Baselit duke e mposhtur me rezultat 5:1 në takimin e javës së dhjetë të Kampionatit të Zvicrës.
Xherdan Shaqiri me dhimbje koke, përjetoi ditën më të keqe në kampionat prej se është kthyer në Kampionatin e Zvicrës.
Pjesa e parë ishte fatale për Baselin.
Lausanne shënoi tre herë në pjesën e parë përmes futbollistëve Bair (6 e 35), Custodio (17 - nga penalltia).
Kapiteni Xherdan Shaqiri e Albian Ajeti, u paraqitën nga minuta e parë për Baselin.
Në minutën e 16-të Albian Ajeti u ndëshkua me karton të verdhë dhe u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.
Në minutën e 55-të Diakite realizoi për 4:0.
Futbollistin Alban Ajdini futet në lojë në minutën e 64-të e pas tre minutave shënon për rezultatin 5:0.
Shaqiri u zëvendësua në minutën e 80-të.
Traore shënoi nga penalltia në minutën e 85-të, 5:1.
Pas javës së dhjetë në Kampionatin e Zvicrës, Baseli renditet në vend të tretë me 18 pikë e ka katër më pak se lideri Thun dhe Lausanne është në të nëntin me 14 sosh.