Gruaja kroate gjen 13 bomba ndërsa po pastronte shtëpinë

- Bota Sot

Gruaja kroate gjen 13 bomba ndërsa po pastronte shtëpinë

Një qytetare kroate gjeti 13 granata dore dhe dy copë municione pushke ndërsa pastronte një pronë të blerë së fundmi në Kunovec Breg të Kroacisë.

Ajo menjëherë telefonoi policinë, e cila shkoi në vendngjarje dhe mori në kontroll pajisjet shpërthyese të gjetura.

Me reagimin e saj të ndërgjegjshëm, ajo largoi një rrezik të madh nga mjedisi përreth, njoftoi policia kroate.

Kjo ngjarje është një tjetër kujtesë për rëndësinë e fushatës "Më pak armë, më pak tragjedi", si pjesë e së cilës qytetarët mund të dorëzojnë armët e paligjshme pa asnjë sanksion.

Tash për tash nuk janë detaje se kujt i takonte municioni i gjetur, por policia ka lëshuar apel për këdo që zotëron ose gjen pajisje të rrezikshme.

“Falënderojmë të gjithë qytetarët që deri më tani e kanë njohur rëndësinë e këtij veprimi dhe kanë kthyer armët, si dhe qytetarët që njoftuan menjëherë policinë pas gjetjes së minave dhe eksplozivëve, dhe u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë të ndjekin shembullin e tyre”, thanë ata.



Lexoni të gjitha në Bota Sot