Frenki De Jong ka qenë ndër lojtarë e parë që ka folur pas “El Clasico” që Barcelona e tij humbi me shifrat 2-1 përballë Realit në “Santiago Bernabeu”.
Dhe mesfushori ka shpjeguar fillimisht këndvështrimin e tij rreth sherrit që shpërtheu në fund të sfidës me Lamin Jamal si protagonist.
Çfarë ndodhi në fund
“Nuk e pashë situatën. Nuk e pashë sepse isha në fushë dhe pashë vetëm shumë lojtarë dhe stafin”,
Po me Lamine?
“Kur u vërshëllye për fundin, shumë njerëz shkuan drejt Lamin. Mendoj se është pak e ekzagjeruar. Pyetini ata”.
Çfarë ju mungoi sot?
“Në pjesën e parë, nuk ishim plotësisht të saktë me topin në këmbë dhe ata janë shumë të rrezikshëm atje. Në pjesën e dytë, e kontrolluam ndeshjen, por patëm vështirësi të krijonim raste të rrezikshme”.
Karvahal është kapiteni i Lamin me ekipin kombëtar…
“Ai mund ta thërrasë të flasin edhe privatisht. Nëse je shok skuadre i Lamin dhe e njeh, mund ta telefonosh në vend që të bësh gjeste në fushë”.
A mendoni se Lamin veproi gabim kur tha se Real Madridi po vjedh?
“Lamin nuk tha që po vjedhin. Ishte në Kings League, u krijua një situatë për të në tavolinë, por Lamin nuk e tha këtë drejtpërdrejt. Është pak e ekzagjeruar”.