Arteta frenon entuziazmin

- Bota Sot

Arteta frenon entuziazmin

Arsenali vazhdon të dominojë në Premier League. Edhe sot, ndaj Crystal Palace, “Topçinjtë” fituan 1-0 falë golit të Eberechi Ezes, duke ngjitur skuadrën në krye të tabelës dhe me katër pikë më shumë se ndjekësi i parë, Bournemouth.

Trajneri Mikel Arteta komentoi rezultatin për ‘Match of the Day’:

“Një fitore e madhe.

E dinim sa e vështirë do të ishte. Meritat më të mëdha i takojnë Crystal Palace për mënyrën se si u organizuan.

Na e bënë shumë të vështirë, por arritëm të gjenim një mënyrë për të shënuar ndaj një skuadre shumë të organizuar.”

Ai shtoi: “Nuk shënuam një gol të dytë dhe kur nuk e bën këtë, je në rrezik. Ata janë një skuadër jashtëzakonisht e vështirë. Arsenali arriti t’i kufizonte shumë.”

Për golin e Eze-s kundër skuadrës së tij të mëparshme, Arteta tha: “Teknika e tij është e jashtëzakonshme.

Na duhej diçka speciale kundër një ekipi kaq të organizuar.”

Duke folur për garën për titull: “Është shumë herët, jemi ende në tetor. Emocionet janë shumë të larta, por ka shumë gjëra për t’u përmirësuar.

Po përpiqemi të rikuperojmë për ndeshjen e së mërkurës kundër Brighton në Carabao Cup".



Lexoni të gjitha në Bota Sot