Maqedonia e Veriut pa shqiptarë në formacionin e parë nuk do të kishte rezultate të lakmueshme në vitet e fundit.
Futbollistët shqiptarë janë forca e Maqedonisë së Veriut.
Kapiteni Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Lirim Qamili, Visar Musliu, Reshat Ramadani, Isnik Alimi, Agon Elezi etj. janë alfa e omega e Maqedonisë, sidomos Bardhi, Alimi, Alioski, Musliu e Qamili.
Ndaj, ish futbollisti i Maqedonisë së Veriut, Darko Pançev, dikur me Vardarin ka qenë rival i madh i Prishtinës së gjeneratës së artë në vitet e 80-ta dhe bashkëlojtar me Kujtim Shalën në Fortuna të Dusseldorfit, i del në mbrojtje futbollistëve shqiptarë.
Deklarata e tij është largpamëse dhe treguesi më i mirë për ata maqedonas që mendojnë ndryshe.
Në podkastin sportiv “Pressing” të mediumit maqedonas ‘Ekipa”, Darko Pançev, tha se moskëndimi i himnit nga disa futbollistë veçanërisht ata shqiptarë, nuk duhet të shqetësohen.
Sepse Pançevi e di se Maqedonia pa futbollistët shqiptarë nuk të ishte me këto me rezultate në kualifikueset për Kampionatin Botëror, e cila është sot në vend të dytë në Grupin J me 13 pikë.
Kështu ka deklaruar Pançev: “Absolutisht nuk duhet të shqetësohemi se kush e këndon himnin dhe kush jo.
Ky nuk është një faktor i rëndësishëm në sport. Unë vetë kam qëndruar dhjetëra herë para himnit ish-jugosllav dhe rrallë e kam kënduar.
Po tani çfarë? Dikush do të duhej të më gjykonte për këtë? Kjo është marrëzi!
E rëndësishme është kush jep gjithçka në fushë për atë fanellë dhe kush e do ekipin përfaqësues.
Kjo ka vlerë”.