Real - Barcelona, publikohet raporti i gjyqtarit me 6 të verdhë dhe një të kuq

- Bota Sot

Real - Barcelona, publikohet raporti i gjyqtarit me 6 të verdhë dhe një të kuq

Ndeshja mes Real Madrid dhe Barcelonës është mbyllur me një sherr masiv në fushën e lojës, të nisur nga një debat mes Karvahal dhe Jamal, me këtë të fundit që sfidoi hapur madrilenët për “duel” në dhomat  e zhveshjeve.

Një sherr me pasoja për të dy skuadrat pasi gjyqtari Sezar Soto Grado nuk ka kursyer kartonët ndaj protagonistëve.

Në protokollin përfundimtar të ndeshjes, bie në dy se ka 6 kartonë të verdhë dhe një të kuq që janë dhënë për atë sherr nga kryesori. Ai nuk ka detajuar llojet e të sharave apo deklaratat, por ka qartësuar se çfarë roli kishte secili lojtar që u ndëshkua në atë përplasje.

Të verdhët

Militao: Pasi ndeshja kishte mbaruar dhe ndërsa ishte ende në fushë, për përballje me një kundërshtar pa e fyer ose kërcënuar atë

Rodrigo: Pasi ndeshja kishte mbaruar dhe ndërsa ishte ende në fushë, për përballje me një kundërshtar pa e fyer ose kërcënuar atë

Vinicius: Për përballje me një kundërshtar pa e fyer ose kërcënuar atë, nga stoli

Balde: Për përballje me një kundërshtar pa e fyer ose kërcënuar atë, nga stoli

Fermin Lopez: Për shtyrje të një kundërshtari, duke shkaktuar një konflikt

Ferran Torres: Pasi ndeshja kishte mbaruar dhe ndërsa ishte ende në fushë, për përballje me një kundërshtar pa e fyer ose kërcënuar atë

I kuqi

Lunin: Për largimin nga stoli i tij drejt stolit të rivalëve, me një qëndrim agresiv, dhe u desh të ndalohej nga shokët e tij të ekipit.

Me pak fjalë, në këndvështrimin e gjyqtarit ishte Fermin Lopez ai që nisi përplasjen masive nga e cila më pas e pësuan edhe lojtarët e tjerë të përfshirë. Por në listë mungon emri i atij që u bë “molla e sherrit”, pikërisht Lamin Jamal, por jo i Vinicius i cili u mbajt nga shokët e skuadrës për të mos e sulmuar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot