Reali dhe Liverpooli bëjnë gati 70 milionë euro për mesfushorin e Juventusit

- Bota Sot

Reali dhe Liverpooli bëjnë gati 70 milionë euro për mesfushorin e Juventusit

Edhe pse Juventusi nuk ka bindur plotësisht në këtë fillim sezoni, një nga pikat më të forta të skuadrës bardhezi mbetet mesfushori francez Khephren Thuram.

Që prej transferimit të tij nga Nice në verën e vitit 2024, 23-vjeçari është kthyer në një element të pazëvendësueshëm në mesin e fushës, duke shfaqur formë të qëndrueshme dhe personalitet në lojë.

Performancat e shkëlqyera të Thuramit nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha të Europës. Sipas raportimeve nga mediat italiane, Real Madrid dhe Liverpool po ndjekin me vëmendje situatën e mesfushorit dhe mund të paraqesin oferta konkrete gjatë merkatos së verës.

Trajneri i madrilenëve, Xabi Alonso, e sheh Thuramin si përforcimin ideal për të balancuar fazën mbrojtëse të mesfushës, ndërsa Liverpool kërkon të rinovojë repartin me lojtarë fizikë dhe teknikë, që përputhen me profilin e francezit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot