Vinicius reagoi keq pas zëvendësimit, Xabi Alonso: Do flas

- Bota Sot

Vinicius reagoi keq pas zëvendësimit, Xabi Alonso: Do flas

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, doli para mediave pas fitores 2-1 ndaj Barcelonës në “El Clasico”-n e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”.

Përveç analizës së ndeshjes, ai u ndal edhe te momenti i tensionuar me Vinicius Junior, i cili reagoi me nervozizëm pas zëvendësimit në minutën e 72-të, duke u larguar menjëherë drejt dhomave të zhveshjes.

Alonso zgjodhi të mos e dramatizojë situatën, duke e komentuar me qetësi: “Më lejoni të përqendrohem te gjërat e mira. Ekipi luajti shumë mirë dhe Vini ishte pjesë e rëndësishme e këtij suksesi. Ai dha shumë në fushë dhe ishte vendimtar në fazën e parë të ndeshjes.

Për reagimin e tij, sigurisht që do të flasim, por privatisht. Tani dua vetëm të fokusohem te aspektet pozitive.”

Tekniku bask u pyet gjithashtu për deklaratat provokuese të Lamine Yamal përpara supersfidës, që kishin bërë bujë në Spanjë. Alonso mohoi që ato të kenë ndikuar në motivimin e skuadrës: “A na motivuan fjalët e Lamine Yamal? Jo, ne nuk kishim nevojë për fjalë të jashtme.

E dinim vetë sa e rëndësishme ishte kjo ndeshje. Kjo fitore vlen më shumë se tre pikë – është një mesazh force dhe uniteti..



Lexoni të gjitha në Bota Sot