Federata Turke e Futbollit ka njoftuar të hënën se do të marrë masa disiplinore ndaj gjyqtarëve që kanë vënë baste në ndeshje futbolli.
Hetimi i federatës ka zbuluar se 371 nga 571 gjyqtarë aktivë kanë llogari bastesh, ndërsa 152 rregullisht kanë bastuar.
Mes tyre gjyqtarë kryesorë, ndihmës, dhe gjyqtarë të klasifikuar.
Sipas federatës turke, Bordi disiplinor do të veprojë menjëherë dhe gjyqtarët do të përballen me ndalime nga tre muaj deri në një vit nga aktivitetet futbollistike.