Vdes ish-trajneri i Liverpoolit

- Bota Sot

Vdes ish-trajneri i Liverpoolit

Sot, faqja zyrtare  e Liverpoolit njoftoi vdekjen e ish-trajnerit të portierëve, 64-vjeçarit Manuel Ochotorena.

Ochotorena u bashkua me Liverpoolin në vitin 2004 dhe, së bashku me Rafa Benítezin, ndihmuan klubin të fitonte Ligën e Kampionëve atë vit dhe Kupën FA në vitin 2006.

Pasi u largua nga Liverpooli, Ochotorena u rikthye në Valencia, ku filloi udhëtimi i tij si trajner. Ai ishte gjithashtu pjesë e stafit të trajnerëve të legjendares “La Furia Roja”, e cila fitoi Euro 2008 dhe Kupën e Botës 2010.

Rrethanat e vdekjes së Jose Manuel Ochotorena nuk janë zbuluar ende.

Në këtë kohë të vështirë, të gjithë në Liverpool FC i shprehin ngushëllimet e tyre familjes dhe miqve të José Manuel.



Lexoni të gjitha në Bota Sot