Tërmeti i fortë në Turqi

- Bota Sot

Tërmeti i fortë në Turqi

Turqia është goditur nga një tërmet i fortë mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave të Institutit të Sizmiologjisë Europiane, forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 6.1 ballë.

Nga të dhënat paraprake, tërmeti ka ka qenë me epiqendër 60 kilometra nga Balikseiri, ndërsa thellësia fokale 6 kilometra, transmeton Oranews.

Lëkundjet janë ndier në disa zona, përfshirë edhe Stambollin.

Nuk ka ende të dhëna për dëme në njerëz dhe materiale, por paniku mes qytetarëve ka qenë i madh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot