Presidenti i klubit brazilian Santos, Marcelo Teixeira, ka sqaruar situatën rreth të ardhmes së yllit brazilian Neymar, duke theksuar se lojtari ka dëshirë të qëndrojë në Brazil.
“Klubi është i përqendruar ekskluzivisht në ligë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me babanë e Neymar, por nuk ka pasur diskutime lidhur me një rinovim. Do ta vlerësojmë situatën në kohën e duhur”, ka deklaruar Teixeira.
Ai ka shtuar se kthimi i Neymar nuk është një projekt afatshkurtër:
“Neymar do të qëndrojë, kthimi i tij nuk është një projekt gjashtëmujor, por diçka që i afrohet Kupës së Botës të vitit të ardhshëm, si për Santosin ashtu edhe për Brazilin. Çështjet financiare dhe teknike do të analizohen në kohën e duhur”, është shprehur drejtuesi i klubit të njohur.