Buffon: Është njeriu i duhur për klube ambicioze

- Bota Sot

Buffon: Është njeriu i duhur për klube ambicioze

Ish-portieri legjendar i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka reaguar pas lajmeve se Luciano Spalletti mund të marrë drejtimin Juventusit, pas shkarkimit të Igor Tudor.

“Sipas mendimit tim, do të ishte më shumë se një zgjedhje e duhur profesionale për të. Spalletti është njeri i futbollit, njeri i fushës, një person dhe trajner i mrekullueshëm”, ka thënë fillimisht Buffon.

Ai shtoi se trajneri aktual i Italisë është profili ideal për një klub me ambicie të mëdha si Juventusi.

“Spalletti është njeriu i duhur për këtë punë, falë përvojës, karizmës dhe autoritetit që ka. Është trajneri perfekt për një klub që synon lart. Është për të ardhur keq që nuk e shohim në stol”.

Në fund, Buffon nuk harroi të përmendë edhe ish-bashkëlojtarin e tij, Igor Tudor, për të cilin shprehu keqardhje pas largimit.

“Për këtë arsye, më vjen shumë keq për Tudorin, një shok skuadre i jashtëzakonshëm”, përfundoi Buffon.

Sipas raportimeve të fundit, Juventusi ka nisur bisedimet me Luciano Spallettin për të marrë drejtimin e ekipit pas shkarkimit të Tudor.



Lexoni të gjitha në Bota Sot