Fury: Kam parà, famë dhe të gjithë titujt

- Bota Sot

Fury: Kam parà, famë dhe të gjithë titujt

Boksieri Tyson Fury ka pohuar se tërheqja e tij nga sporti në fillim të këtij viti do të mbetet e përhershme këtë here. Ai deklaroi se nuk ka arsye të kthehet edhe nëse i ofrohen 1 miliard dollar. Britaniku, tashmë 37-vjeçar, u tërhoq në janar pas humbjes në revanshin ndaj Oleksandr Usyk në dhjetor 2024.

Pavarësisht kësaj, Gypsy King ka bërë thirrje për një ndeshje trilogjie kundër Usyk dhe vazhdon të lidhet me një betejë të madhe britanike kundër Anthony Joshua, por asgjë konkrete. Ndërkohë që, promotori i tij Frank Warren ka thënë se Fury synon të kthehet në sport në vitin 2026.

Fury njoftoi një tërheqje edhe në prill 2022, pasi mundi Dillian Whyte, por u kthye gjashtë muaj më vonë për t’u përballur me Derek Chisora ​​në një ndeshje trilogjie në stadiumin e Tottenham. Megjithatë, duke folur për mediat, Fury ishte i bindur se këtë herë kishte mbaruar me sportin.

“Nuk ka asnjë arsye të vërtetë që unë të kthehem në ringun e boksit. Jam 37 vjeç, jam goditur me grushte në 25 vitet e fundit, për çfarë arsye dua të kthehem në boks? Më parë ishte për parà dhe tituj, por tani kam më shumë parà sesa mund të shpenzoj, kam një numër të pakufizuar titujsh”, deklaroi Fury.

“Rikthimi nuk do të më bëjë më të lumtur. Rruga për ngjitjen në majë është gjithnjë e bukur. Unë mund të kthehem në boks në çdo moment, por thjesht nuk dua.

Nuk kam asnjë interes për atë zhurmë, vëmendjen ose për të shkuar të goditem përsëri.

Nuk jam i interesuar, nuk më bën asgjë”, dhe britaniku.

“Mund të më ofroni 1 miliard dollarë sot dhe nuk do të lëvizte gjilpërën sepse e kam kaluar atë pikë të interesit. Boksi merr vetëm viktima, pra do të rri këtu. Nuk dua ta sfidoj fatin.

Nuk dua të vazhdoj të kthehem e të rikthehem në pus sepse sa herë mund ta vazhdosh ta bësh pa pësuar dëmtime në tru apo çfarëdo tjetër”, tha Fury.



Lexoni të gjitha në Bota Sot