Befason

- Bota Sot

Befason

Ylli argjentinas Lionel Messi ka deklaruar se ka “gjithë dëshirën” për të luajtur në Kupën e Botës 2026 me Argjentinën, por se vendimin përfundimtar do ta marrë vetëm vitin e ardhshëm.

Në një intervistë për rrjetin amerikan NBC, disa ditë pas rinovimit të kontratës me Inter Miami deri në vitin 2028, Messi tha se gjithçka do të varet nga forma e tij fizike.

“Do të ishte e jashtëzakonshme të isha në Botëror. Dua të jem në formë të mirë dhe të kem një rol të rëndësishëm për të ndihmuar kombëtaren time, nëse do të jem aty,” u shpreh kapiteni argjentinas, i cili së fundmi udhëhoqi Inter Miamin drejt fitores 3-1 ndaj Nashville me dy gola në ndeshjen e parë të play-off-it të MLS.

Messi kujtoi edhe emocionet e ndeshjes së fundit të rëndësishme me Argjentinën në shtëpi, në shtator, një fitore 3-0 kundër Venezuelës, ku shënoi dy gola dhe shpërtheu në lot teksa përshëndetej me tifozët.

“Kur të fillojë parasezoni me Interin vitin tjetër, do ta vlerësoj situatën ditë pas dite.

Do të shoh nëse jam 100%, nëse mund të jem i dobishëm për ekipin dhe për kombëtaren, pastaj do të marr një vendim

Sigurisht që kam gjithë dëshirën, sepse bëhet fjalë për një Kupë Bote. Ne fituam Botërorin e fundit dhe do të ishte fantastike të mund të mbrojmë titullin në fushë. Është gjithmonë një ëndërr të luash me kombëtaren, sidomos në një garë zyrtare”, shtoi Messi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot