Klubi pezullon sulmuesin

- Bota Sot

Klubi pezullon sulmuesin

Anthony Umejiego është padiksutim futbollisti më kryesorë i Apolonisë në sezonet e fundit.

22-vjeçari është golashënuesi i fierakëve në këtë sezon, madje kryeson edhe listën e golashënuesve në Kategorinë e Parë.

Deri më tani ka mundur të shënojë 5 gola, por sërish është pezulluar nga klubi.

Kjo pasi drejtuesit duke parë rëndësinë e futbollistit kërkojnë rinovimin me të, por sulmuesi nuk është i këtij mendimi.

Në këto kushte, klubi ka vendosur ta pezullojë pa afat si një formë presioni për të që të pranojë rinovimin. Kontrata aktuale e 22-vjeçarit përfundon në qershor dhe klubi nuk dëshiron ta humbasë me parametra zero.

Ndërkohë futbollisti këtë fundjavë u aktivizua me Apoloninë B, ekip që luan në Kategorinë e Tretë. Sulmuesi ia doli të shënojë dopietë, duke treguar kështu se pavaësisht se ku luan, gjithmonë e gjenë mënyrën për të shënuar dhe për të lënë gjurmë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot