Shkarkimi i Tudorit, Moggi: Juvja është e sëmurë

- Bota Sot

Shkarkimi i Tudorit, Moggi: Juvja është e sëmurë

 "Nëse unë do të isha trajner, nuk do ta pranoja stolin e Juventusit." Luciano Moggi është kategorik në lidhje me krizën në bardhezinjve, të cilët sapo ka shkarkuar trajnerin Igor Tudor dhe po përgatitet për një tjetër ndryshim trajneri.

"Juventusi është rëndë i sëmurë tani dhe nuk ka asnjë mënyrë që dikush ta kurojë atë.

Nuk dua të fajësoj askënd; thjesht shoh që kjo skuadër po vuan për të shënuar gola dhe në vend të kësaj po pranon shumë. Repartet janë të shkëputur, mesfusha nuk ekziston.

Nga jashtë, duket si një skuadër e ndërtuar dobët", tha ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit.

"Nëse unë do të isha trajner, nuk do ta pranoja stolin e Juventusit. Tudor e pranoi në mars sepse është i dashuruar me klubin që i dha aq shumë si lojtar", thekson Moggi.

"Ndihem sikur ai është viktimë e kësaj situate; nuk mund të gjej ndonjë përgjegjësi të veçantë tek ai.

Gjithashtu, e kam të vështirë të fajësoj trajnerët e rinj sepse kanë ardhur vetëm kohët e fundit. Sigurisht, ka diçka për të thënë për tregun e transferimeve, sepse ata blenë tre sulmues - David, Openda dhe Zhegrova - kur një mbrojtës dhe një mesfushor do të kishin qenë më të dobishëm."



Lexoni të gjitha në Bota Sot