Ky është mjeku nga Vushtrria i arrestuar për ryshfet, vitin e kaluar ishte denoncuar për sulm seksual

- Bota Sot

Ky është mjeku nga Vushtrria i arrestuar për ryshfet, vitin e kaluar ishte denoncuar për sulm seksual

Një mjek është arrestuar sot në Vushtrri, nën dyshimin për marrje të ryshfetit.

Lajmin e ka konfirmuar Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

“Në bashkëpunim me hetuesit e krimeve ekonomike, sot është arrestuar një mjek A.V nën dyshimin për marrje të ryshfetit. Ai është intervistuar ndërsa pritet caktimi i masës së ndalimit për 48 orë. Për detaje tjera do t’ju njoftojmë me kohë”, deklaroi Preteni.

Media mëson se i dyshuari është Avdullah Vojvoda.

Kujtojmë se Vojvoda ishte denoncuar vitin e kaluar për sulm seksual ndaj një pacienteje dhe për pasojë kishte përfunduar në prangat e Policisë.

Gjykata kishte refuzuar kërkesën e paraburgimit dhe si rezultat mjeku ishte rikthyer në punë, por nuk dihet cili ka qenë epilogu i kësaj çështje penale.



Lexoni të gjitha në Bota Sot