Dëshmitarët tregojnë detajet e ngjarjes së rëndë

- Bota Sot

Dëshmitarët tregojnë detajet e ngjarjes së rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme pasi portieri i Interit, Josep Martinez, ka aksidentuar për vdekje një të moshuar që po ecte me karrocë elektrike.

Spanjolli ishte në drejtimin e automjetit të tij duke shkuar për në stërvitje, kur ka përplasur personin e moshuar i cili raportohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Mediat italiane kanë rindërtuar ngjarjen sipas dëshmive të personave të zonës aty, përfshirë edhe të një gruaje e cila drejtonte një automjet pas atij të portierit të Interit.

Sipas dëshmive, personi i aksidentuar po ecte me karrocën e tij në korsinë e rezervuar, por pastaj ka devijuar majtas duke dalë në rrugën kryesore para automjeteve që vinin me shpejtësi, me atë të portierit të Interit që ishte i pari dhe e përplasi.

Dëshmitarët tregojnë se karroca që 81-vjeccari po drejtonte kishte filluar të jepte shenja që pa dalë në rrugë, ndaj dyshohet se mos ai ka pësuar ndonjë atak kardiak duke humbur kontrollin e saj.

Martinez dhe persona të tjerë në vendngjarje ishin munduar t’i jepnin menjëherë ndihmën e parë ndërsa kishte mbërritur edhe ambulanca e më pas helikopteri për ta transportuar në spital, por ai është deklaruar i vdekur në vendngjarje. Kurse portieri ka dhënë dëshminë e tij për ngjarjen në policia, i tronditur për ngjarjen e rëndë ku ishte bërë protagonist.



Lexoni të gjitha në Bota Sot