Malisheva sot ka pësuar humbjen me të rëndë pas asaj në garat evropiane përkatësisht Conferemce League në futboll.
Skuadra e Malishevës sot mposhtet si vendas me rezultat 5:0 nga Ballkani i Therandës, në kuadër të javës së 11-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Në faqen e këtij ekipi arsyetohet kjo humbje.
“Nuk na eci asgjë sot”, shkruan në faqen e FC Malishevës.
Duhet kujtuar se humbje edhe më të rëndë se kjo, pati pësuar me 17 korrik të këtij viti në Islandë me rezultat 8:0 Vikingur Reykjavik në kuadër të rrethit të parë të Conference League.
Malisheva tani zë vendin e 6-të me 13 pikë në Kampionatin e Kosovës.