Iliria vazhdon të lërë shenjë në këtë sezon në Kategorinë e Parë, teksa në ndeshjen që hapi javën e 9-të, ia doli të merrte pikë në fushën e Apolonisë.
Në një ndeshje shumë të luftuar, të dy ekipet krijuan raste për shënim, me vendasit që patën disa mundësi të mira sidomos në pjesën e dytë.
Por në fund ata nuk ia dolën të gjenin rrjetën, edhe pse e mbyllën takimin me një lojtar më shumë pas kartonit të kuq të Stafës.
Kësisoj, Iliria mbron vendin e tretë në renditje duke lënë pas pikërisht fierakët të cilët po shfaqen përsëri mes pretendentëve në këtë sezon.