Reagon sulmuesi i Shqipërisë

- Bota Sot

Reagon sulmuesi i Shqipërisë

Është gati e pamundur të besohet se sulmuesi i Kombëtares Mirlind Daku do të gjendej në një situatë të tillë pas nisjes spektakolare të sezonit me Rubin Kazan në Rusi.

Janë 6 ndeshje që 27-vjeçari shqiptar nuk shënon në Premier League ruse dhe Kupë.

E pashpjegueshme se nga e ka “gjenezën” ky ngërç në gjetjen e golit, pasi Daku është në formë të shkëlqyer fizike.

Për ti dalë “zot” vetes dhe ti bëjë ballë kritikave, bomberi ka reaguar në rrjetet sociale: “Jo të gjithë do ta kuptopjnë udhëtimin tënd dhe kjo është në rregull.

Vazhdo gjithsesi, sepse qëllimi yt është më i madh se mendimet e tyre”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot