Llapi me njoftim interesant për shikuesit

- Bota Sot

Llapi me njoftim interesant për shikuesit

Llapi i Podujevës është gati për sfidën e madhe me liderin, Prishtinën, e cila luhet në kuadër të javës së 11-të të elitës së futbollit të Kosovës.

KF Llapi ka një paralajmërim interesant për shikuesit.

“Me vendim të kryesisë së klubit, hyrja për derbin rajonal KF Llapi – FC Prishtina, që zhvillohet nesër nga ora 13:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti”, do të jetë gratis për të gjithë tifozët tanë.

Nesër nuk do të ketë shitje të biletave, por do të ketë kontrolle në të gjitha hyrjet e stadiumit.

Dyert e stadiumit do të hapen në ora 11:30 dhe ftojmë të gjithë tifozët që të vijnë më herët në stadium për të shmangur tollovitë, të respektojnë rregullat dhe të krijojmë një atmosferë sportive siç na ka hije, duke mbështetur fuqishëm djelmoshat tanë drejt fitores!”, njofton KF Llapi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot