Francesco Totti ka komentuar mbi zërat që e lidhin Luciano Spallettin me stolin e Juventusit. Gjatë prezantimit të një reklame të Amaro Montenegro në Milano, ish-kapiteni i Romës nuk i shmangu pyetjet për trajnerin aktual të Italisë.
“Spalletti? Ai është afër, 100 kilometra larg, por nuk e dimë ende. Mund ta gjejë të mbyllur kabinën e pagesës,” u shpreh me humor Totti.
I pyetur nëse do ta shihte Spallettin te Juventusi, ai shtoi: “Po, pse jo…
Nëse e merr, do të jetë një marrëveshje e shkëlqyer. Ai është një trajner i fortë dhe i përkushtuar që dëshiron të bëjë mirë kudo që shkon. Nuk varet prej tij, por nga shumë dinamika: kur të ndodhë kjo, do ta tregojnë.”
Spekulimet për një kalim të mundshëm të Spallettit te “Zonja e Vjetër” janë shtuar ditëve të fundit, ndërsa trajneri pritet të largohet nga kombëtarja italiane pas përfundimit të ciklit aktual.