Meriton Korenica, i cili është pjesë e Clujit në Rumani, ka vazhduar shkëlqimin e tij edhe në Kupën shtetërore.
Ai ka shënuar në fitoren e Clujit si mysafir i CSM Slatina, në xhiron e parë të Grupit 1 në Kupën e Rumanisë.
Cluji fitoi 4-0 ndaj Slatinas, teksa Korenica shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 23-të.
Ky ishte goli i tij i pestë sezonal, ndërsa ka edhe pesë asistime me klubin rumun.
Korenica është pjesë e Clujit që nga sezoni 2024/25, ku kaloi nga Manisa.